Bruksel, fillon takimi i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s u takuan në Bruksel me agjendën për mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e aleancës, raporton Anadolu.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në hapjen e takimit tha se do të diskutohen çështjet për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës, forcimin e parandalimit dhe sigurisë së NATO-s në kuadër të vendimeve të marra në Samitin në Vilnius vitin e kaluar dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Më pas takimi vazhdoi me dyer të mbyllura për mediat. Në takim Türkiye përfaqësohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin nuk mori pjesë në takim për arsye shëndetësore ndërsa në vend të tij merr pjesë përfaqësuesja e përhershme në NATO, ambasadorja Julianne Smith.
Pas takimit të ministrave të Mbrojtjes do të mbahet Këshilli NATO-Ukrainë. Në takim do të marrë pjesë edhe shteti i ftuar Suedia.