Maqedoni

Harxhimet minimale për një familje në Maqedoni për muajin shkurt janë rritur në 950 euro

Shpërndaje

Një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 57.467 denarë për të kaluar muajin shkurt, thuhet në raportin e sindikatës.

Në krahasim me muajin e kaluar, jeta në shkurt është më e shtrenjtë për 313 denarë.

Qytetarët kanë nevojë për para për ushqim.

Sipas Lidhjes së Sindikatave, për të ushqyer katër persona në muaj nevojiten 21.219 denarë ose 36,9% nga i gjithë buxheti.

Faturat për ujë, rrymë dhe ngrohje, sipas LSM, duhen 10,5% nga buxheti i familjes ose 6.014 denarë.

Por nëse familja nuk ka shtëpinë e vet dhe merr me qira një apartament prej 60 metrash katrorë, shpenzimet e tyre rriten në mënyrë dramatike. Sipas shportës minimalev për të mbijetuar u nevojiten 72.851 denarë.