Kovaçevski: Për LSDM-në është e papranueshme ideja që ai që humb në zgjedhje të mos merret më me politikë

Shpërndaje

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se nuk e përkrah idenë e Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili sot tha se partitë politike duhet të nënshkruajnë marrëveshje që ata që humbin në këto zgjedhje, të mos merren me politikë.

Kovaçevski thotë se politikanët duhet të ofrojnë zgjidhje pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndërsa qytetarët duhet të vendosin.

“Uhh, ajo është…tash nuk e di se çfarë ka thënë saktë Kreshnik Bekteshi. Shikoni, unë jam në LSDM nga viti 1994, dhe nga viti 1994 deri tani, LSDM ka fituar në zgjedhje, LSDM ka pasur edhe rezultate më pak të suksesshme në zgjedhje, dhe kjo ka të bëjë me të gjithë anëtarët që nga ajo kohë janë në LSDM. Kjo është njëjtë si të thoni, p.sh. klubi i futbollit humb një ndeshje, atëherë të gjithë ata futbollistë dhe trajnerë, më asnjëherë mos të merren me futboll”.

“Me të vërtet nuk e kam parë deklaratën dhe nuk mund ta komentoj në detaje. Megjithatë politikanët merren me politikë, ata japin zgjidhjet e tyre, qytetarët vlerësojnë se çfarë është në interesin e tyre në moment të caktuar”, deklaroi Kovaçevski.