Kodra e Diellit në pritje të borës
Adhuruesit e skijimit assesi që këtë vit ta shijojnë sportin e tyre të preferuar. Pas reshjeve të fundit të borës dhe krijimit të kushteve për nisjen me këmbë të mbarë të sezonit të skijimit, moti I mirë me diell dhe temperatura mbi mesataren, ka ndikuar që sasia e borës në këtë qendër turistike të mos jetë e mjaftueshme për adhuruesit e skijimit.
Megjithatë siç njofton Klan M, në Kodrën e Diellit, vecanërisht gjatë fundjavave vërehen një numër i konsiderueshëm I vizitorëve të cilët ia mësyejnë kësaj qendre turistike kryesisht për shëtitje.
Në rritjen e numrit të vizitorëve ka ndikuar edhe vendosja e linjës së transportit publik Tetovë – Kodra e Diellit. Autoritetet e Komunës së Tetovës kanë theksuar se këtë linjë për disa ditë e kanë shfrytëzuar qindra qytetarë.
Por, kjo e shtunë e gjeti këtë qendër turistike dimërore me më pak vizitorë.
Ndoshta për këtë kanë ndikuar edhe kushtet klimatike dhe era e fuqishme, kurse Kodra e Diellit, sipas metereologëve, gjatë mëngjesit ka qenë një ndër rajonet me temperature më të ulta në vend. Në mëngjes ka qenë minus 6 gradë Celsius.
Autoritetet e Kodrës së Diellit shpresojnë se reshjet e reja të borës që paralajmërohen për këtë muaj do të ndikojnë në rregulimin e shtigjeve të skijimit që vetvetiu do të tërheqin më shumë vizitorë. /tvklan.mk/