Letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt

Shpërndaje

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt. Sipas tij, ato vlejnë pavarësisht nëse e kanë emrin e ri të vendit apo atë të vjetër.

“Çdo pensionist që dëshiron të tërheqë pensionin me letërnjoftim të vlefshëm, pavarësisht nëse mban emrin e ri apo të vjetër, kushdo që dëshiron të identifikohet në një institucion të caktuar, do të mund ta bëjë këtë në bazë të letërnjoftimit , pavarësisht nëse e ka emrin e vjetër apo të ri nëse është i vlefshëm”, thotë Toshkovski në emisionin “10 minuta” në “TV21”.

Çështja e dinarit, BQK lëshon në funksion linjën pa pagesë dedikuar…Sela për shkarkimin e ministrave që e përkrahën Taravarin: Patjetër…Deklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione …Zbulohet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kom…Grabitje me armë në një dyqan celularësh në Tiranë, policia jep 5 m…

Toshkovski njofton se 500 persona në çdo sekondë telefonojnë numrat për të lënë termin për dokumente të reja.

“Ju lutem, për të mos e rënduar sistemin për pranimin e thirrjeve, për të cilin dje u informova se ka arritur në 500 persona në sekondë, kanë telefonuar 500 persona për të caktuar termin për lëshimin e letërnjoftimeve”, thotë Toshkovski, i cili përsëri tha se. kartat e identitetit janë të vlefshme deri në datën e shënuar në to, pavarësisht nëse mbajnë emrin e ri apo të vjetër të shtetit.