Mediat maqedonase: Ali Ahmeti mund të garojë për President
Kreu i BDI-së po mendon nëse do ta pranojë sfidën. Anëtarët e partisë së tij besojnë se vetëm Ahmeti e meriton të jetë kandidat për president.
Argumentet për këtë janë se votuesit shqiptarë do të vendosin për të në plebishit dhe kandidatura do të ishte një nxitje e madhe për zgjedhjet parlamentare, shkruan kështu “Sloboden Pechat” duke ju referuar burimeve të tyre.
A ka mundësi që për herë të parë zgjedhjet për kreun e shtetit të jenë shumë më emocionuese se zgjedhja e përbërjes së re parlamentare dhe qeverisë?
Ky mund të jetë realitet nëse konfirmohet informacioni se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, po i futet garës presidenciale kundër kandidatit për president të opozitës shqiptare, Arben Taravari, i cili e promovoi sot kandidaturën.
Lajmi maqedonisht KËTU