MaqedoniTop Lajme

Pendarovski: Ligji për Lojërat e Fatit nuk mund të kaloj me flamur evropian

Shpërndaje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi sot se mos dekretimi i Ligjit për lojërat e fatit është për shkak se nuk mund të kaloj me flamur evropian, sipas tij nevojitet që Kuvendi ta kalojë me procedurë të rregullt.

“Pas vendimit tim të djeshëm ligji nuk mund të kalojë me flamur evropian, duhet të shkojë me procedurë të rregullt. Çfarë do të ndodhë, siç e thotë Kushtetuta, nëse sot e kalojnë me 61 vota, sot do ta nënshkruaj”, tha Pendarovski duke shtuar se para një muaj Komisioni Evropian me shkrim i ka dërguar vërejtje Qeverisë se flamuri evropian po keqpërdoret në Kuvend.