Ja 10 premtimet e realizuara të Ali Ahmetit që e bënë atë personazh të vitit

Shpërndaje

Ministri Bujar Osmani ka numëruar 10 premtimet e realizuara të Ali Ahmetit, si arsye pse është përzgjedhur nga gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu personazh i vitit.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit në facebook:

Opinon i Blendi Fevziut përzgjodhi Ali Ahmetin si personazh i vitit për premtimet e mbajtura:
Ja vetëm 10 prej tyre:

1. Kryeministri i parë shqiptar;
2. Fillimi i negociatave me BE pas 17 viteve bllokadë;
3. Korridori 8 dhe bashkimi rajonal infrastrukturor
4. Rroga mesatare – 39000 denarë
5. Dialogu strategjik me SHBA
6. Menaxhim i dy krizave globale (post Covid dhe ajo energjetike) pa asnje dite vonesë për pagat dhe pensionet dhe asnje dite greve
7. Për herë të parë udhëheqje me ministrinë e jashtme dhe atë të finansave
8. Investime serioze ne zonat ekonomike me mijëra vende të reja të punës
9. Sipas anketave të fundit, qytetarët me besim më të madh në sistemin arsimor në vend
10. Fronti Evropian si platformë e bashkimit dhe fuqizimit