Rashiq: Kur Vuçiq thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë

Shpërndaje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka pasur një porosi për gazetarët gjatë konferencës për media, ku foli për rregulloren e re të Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Rashiq tha se ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka fare besim. Ai tha se kur “Vuçiq thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë”.

“Sa i përket presidentit Vuçiq, ai kur thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë, pastaj merrni me rezerva se çka thotë Vuçiqi”, u shpreh Rashiq.