Silvana Begaj: Skllevërit në Amerikë ndaheshin në dy kategori

Shpërndaje

Nga Silvana Begaj:
Skllevërit në Amerikë ndaheshin në dy kategori:
Kategoria e skllevërve të shtëpisë dhe skllevërve të fushës. Skllevërit e fushës përjetonin vuajtje, shtypje dhe mungesë lirie, ndërkohë që skllevërit e shtëpive e konsideronin veten një shtresë më të lartë, fisnikë dhe që gëzonin një status të preferuar.
Këta të fundit ushqeheshin me mbetjet e ushqimit të zotërinjve të tyre dhe vishnin rrobat që ata nuk i përdornin më. Sa herë që mblidheshin skllevërit e të dy kategorive, skllevërit e fushës ankoheshin nga robëria dhe kërkonin të drejtat e tyre, madje edhe lirinë. Sakaq, skllevërit e shtëpive i kundërshtonin, jo vetëm kaq, por i spiunonin për idetë e tyre tek pronarët.
Ata nuk e bënin këtë sepse besonin se skllavëria është më e mirë, apo se kishin ide më të mira, e bënin thjesht sepse mbetjet e ushqimit dhe veshjet e vjetërruara kishin vlerë më shumë për ta sesa liria.
Malkolm X
@followers
@highlight

Në takimin me europarlamentaren shqiptare Arba Kokalari u mbajt një takim informues për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, kryesisht Shqipëria dhe Kosova.
Temat të cilat unë trajtova dhe mendoj se janë të rëndësishme janë:
1. Veto e papranueshme që vendos Greqia sa herë që shteti jonë hedh hapa të rëndësishme. Një prej shteteve që ka shkelur çdo të drejtë të emigrantëve shqiptarë deri ne keqtrajtim dhe eleminim fizik të tyre, ka bllokuar proçesin e Integrimit sepse Belerit i janë shkelur të drejtat. Qesharake dhe ulëritëse.
2. Kërcënimi i papreçedentë që Serbia ushtron ndaj Kosovës, mbi të gjitha në Veri.
Agresiviteti dhe dhuna duhet ndaluar sot dhe Bashkimi Europian duhet t’i vendosi kushte Serbisë. Sjellja e këtij shteti kërcënon paqen dhe sigurinë në Ballkan.
3. E fundit, por jo nga rëndësia: Situata e shqiptarëve në Europë!
Për më tepër ndiqni videon!
Video e realizuar nga: Gjeloshi Alma
Titrat u realizuan nga : ShqipNews.net
@followers
@highlight
Gratë dhe vajzat shqiptare në Suedi