Sindikatat e Universiteteve kërkojnë nënshkrimin e Marrëveshjeve kolektive
Sindikatat e pesë Universiteteve; të Tetovës, “Nënë Terezës”, “Goce Dellçevit” në Shtip, “Shën Klimentit të Ohrit” në Manastir dhe të Universitetit të Shkencave Informatike dhe Teknologjisë në Ohër kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me kryetarin e Kuvendit, Jovan Mitrevski, ashtu siç nënshkroi Sindikata e Universitetit të “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup me ish kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Me marrëveshjen e nënshkruar parashihet rritja e pagave vetëm për këtë universitet publik, me ç’rast janë anashkaluar universitetet e tjera publike në Maqedoninë e Veriut. Sindikatat e Universiteteve tjera kërkojnë të thirren në takim nga kryeparlamentarin, Mitrevski më së voni deri më 15 shkurt, në të kundërtën, nëse Marrëveshja Kolektive padrejtësisht mbetet selektive vetëm për një universitet, atëherë sindikatat paralajmërojnë kuvendin dhe qeverinë se do të ndërmarrin masa konform sindikalizmit bashkëkohor.