“Albin Kurti, shpresa e fundit” – mërgimtari nga Perani i Podujevës zbuloi shtatoren e kryeministrit

Shpërndaje

Sot në Peran të Podujevës është zbuluar shtatorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndonëse janë të rralla raste kur gdhendet në bronz figura e personaliteteve sa janë gjallë, “dashuria” e madhe për Kurtin e ka shtyrë mërgimtarin Sabahudin Uka “ta kthej në bronz” figurën e kryeministrit.

Shtatorja e Kurtit është vendosur në shtëpinë e mërgimtarit Uka, ndërkaq ceremonia e përurimit është përcjell me këngë patriotike.

Kostoja e shtatores së Kurtit mërgimtarit nga Podujeva u raportua t’i ketë kushtuar 50 mijë euro.