Taravari: Ndryshimi ka nis, më 8 maj festohet ndryshimi
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij me gazetaren Rudina Xhunga mes tjerash tha se për herë të parë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë ndarë në dy blloqe, përkatësisht BDI e cila po qeverisë për 22 vjet kundrejt partive opozitare shqiptare.
“Për 22 vjet edhe nëse çdo gjë idale, pa asnjë gabim, mendoj se është shumë, ndërsa ne jemi disa parti opozitare që jemi bashkuar për herë të parë pas 20 viteve për t’u përballur BDI-në dhe për ta sjellur ndryshimin politik te shqiptarët”, tha Taravari.
Sipas Taravarit, shqiptarët nuk meritojnë 26 vjet me një garniturë politike dhe se tashmë ndryshimi ka nis, ndërsa më 8 maj do festohet ndryshimi.
“Ndryshimi është evident dhe nuk e di sa do të jetë dallimi, varësisht prej sinergjisë që do të krijohet nga partitë politike opozitare shqiptare”, tha Taravari.
Ai po ashtu shtoi se të gjitha partitë politike shqiptare kanë prioritet rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.