Vazhdojnë përpjekjet e hebrenjve fanatikë për të bllokuar ndihmat e dërguara në Gaza
Vazhdojnë përpjekjet e kolonëve fanatikë hebrenj në Izrael për të bllokuar ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, ku fatkeqësia humanitare thellohet çdo ditë e më shumë, ku shumica prej 2,3 milionë palestinezëve po përjetojnë uri dhe po luftojnë për të mbijetuar pa ujë të pastër dhe strehim, raporton Anadolu.
Një grup prej dhjetëra kolonësh fanatikë hebrenj u mblodhën në dalje të portit Ashdod pranë Rripit të Gazës. Nën mbikëqyrjen e policisë izraelite, kolonët ndaluan kamionët që niseshin nga këtu, duke kërkuar dokumentet e tyre dhe kontrolluar se çfarë mbanin dhe ku po shkonin.
Mosndërhyrja e policisë izraelite ndaj këtij veprimi të kolonëve fanatikë hebrenj tërhoqi vëmendjen.
Sharon, një kolon hebre banues në Kuds, i cili nuk dëshironte të zbuloj mbiemrin, në një deklaratë për Anadolu duke theksuar se “ka ardhur për të ndaluar maunat që i transportojnë oksigjen Hamasit në Rripin e Gazës”, tha se: “Gaza është një copë toke, shtet. Sipas nesh gjithë populli i Gazës është terrorist”.
Duke pretenduar se ushqimi, karburanti dhe ndihmat e tjera që do të dërgohen në Gaza shkojnë për Hamasin, Sharon tha se Britania e Madhe dhe SHBA-ja ishin të pamëshirshëm gjatë bombardimit të Irakut dhe Afganistanit, pavarësisht paralajmërimeve për një “katastrofë njerëzore” të bëra nga organizatat dhe ndihmat e të drejtave të njeriut.
Sipas tij Gaza është “një vend shumë i keq”. “Ne erdhëm në Izrael, në tokën e premtuar në Tevrat, për të jetuar në drejtësi. Këta njerëz hapin zjarr ndaj nesh. Kur ndodhën ngjarjet e 7 tetorit në Gaza, njerëzit festuan, nuk u pikëlluan fare. Islami na urren. Tani është koha për të paguar çmimin”, u shpreh ai.
I pyetur për mendimet e tij për të jetuar në Rripin e Gazës nëse Izraeli krijon vendbanime të paligjshme hebreje, Sharon tha: “Ne do të ishim shumë të lumtur nëse krijohen vendbanime në Gaza. Këto nuk janë vendbanime, Gaza ishte një qytet hebre 2000 vjet më parë dhe 500 vjet më parë. Gaza ishte e jona 18 vjet më parë”.
Kolonët fanatikë hebrenj po organizojnë protesta për të parandaluar ndihmat humanitare të dërguara në Rripin e Gazës për palestinezët të cilët i nënshtrohen urisë së detyruar, nuk kanë qasje në ujë të pastër dhe po përjetojnë një krizë strehimi.
Sipas anketë së kanalit televiziv izraelit “Channel 12”, 72 për qind e izraelitëve e kundërshtojnë dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës pa u rikthyer të burgosurit izraelitë.