Shaqiri: Është kryer pagesa e bursave për studentët, mjetet i kanë në llogaritë e tyre personale

Shpërndaje

Studentët e Maqedonisë së Veriut të cilët janë përfitues të bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej sot në llogaritë e tyre i kanë mjetet financiare në dispozicion.

Lajmin e ka berë të ditur, ministri Jeton Shaqiri përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka uruar studentët për suksese sa më të larta në provimet që fillojnë nga kjo javë.

Statusi i plotë:
Të dashur studentë,
Derisa po lexoni këtë shkrim në llogaritë tuaja i keni mjetet e bursave të gjithë ju që keni plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Sinqerisht dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju.
Ju ftoj që koncentrimin dhe energjinë tuaj ta shfrytëzoni për suksese më të larta në provimet të cilat i keni këtë javë, apeloj të mos bini pre e dezinformatave dhe thirrjeve qëllimkëqija.
Suksese.
Rikujtim:
➡️Rritëm vlerën e racionit studentor
➡️Rritëm vlerën e bursave
➡️Ua paguam dallimin e bursave edhe për periudhën e kaluar
… dëshmuam se punojmë me përkushtim për studentët.