Ahmeti: Bashkë t’i themi JO Rusisë, PO Europës! (Video)
Sot BDI promovoi Bujar Osmanin kandidat për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se BDI qe 22 vite nuk njeh humbje, ndaj gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim.
“E nisa këtë fjalim me fjalë të të arta nga Esat Mekuli, sepse më pak reshta me 4 vargje tregon gjithë historinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Aso kohen a mbanin për sharraxhi, por ajo kohë mbaroi. Nuk na shohin më si sharraxhi por si kryeminsitra, si presidenta… Në amfitetro ku bëheshin planë anti-shqiptare, sot kemi studenta shqiptarë, dështuan planet e Mlladiqit, sepse ne çdo arritje e fituam me gjak! Sot e kemi Mlladiqin në Hagë, e ne po gëzojmë këtu në këtë sallë. BDI që 22 vite nuk njeh humbje, kemi fituar çdo betejë, si ushtarakisht edhe taktikisht. Bashkë më popullin arrijmë gjithcka, ne me popullin ndërtuam një kala, që nuk përmbyset, me flamur, gjuhë, traditë, histori, universitete ndaj e dëshmojmë se jemi dalëzotës dhe fitues gjithmonë”. BDI ka ngritur kuadro për këtë vend, për kete komb, ndaj ky është investimi më i madh që ne kemi bërë. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul. Me ne askush le t’mos hyn në bela, se e gjen belaja! Nuk mund të luaj super-liga me liga lokale, ndaj ne Bujarin e kemi super ligë të super ligave!
Postimi nga Ahmeti:
Faleminderit nga zemra mbi 5000 qytetarëve të pranishëm sot në Tubimin Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim nga ku po fillojmë një kauzë të re demokratike, atë të Presidentit të parë shqiptar në vendin tonë.
Ndjesë afro 2.000 të tjerëve që mbetën jashtë sallës por faleminderit nga zemra që jeni me ne!
Kalaja jonë e arritjeve kombëtare që nuk përmbyset është e ndërtuar nga gurët që i vendosët secili nga ju dhe e tillë do të qëndrojë gjithmonë sepse është e popullit.
Në këtë kala le të vendosim edhe një gurë të fortë, atë të Presidentit të parë shqiptar, andaj më 24 prill fillimisht ju ftoj masovikisht të votoni kandidatin tonë të dëshmuar ndërkombëtarisht, Dr. Bujar Osmanin dhe më 8 maj për Bashkimin Demokratik për Integrim, folenë e krijuar nga populli.
Vota juaj për Bujarin në këtë garë presidenciale është konfirmim i përcaktimit tonë europian dhe i legjitimitetit të kauzës për President të parë shqiptar.
Bashkë t’i themi JO Rusisë, PO Europës!