Osmani: Të ardhmen Evropiane ua kemi borxh fëmijëve tanë! (Video)

Shpërndaje

Kandidati i BDI-së për President, Bujar Osmani thotë se do të jetë njeriu i politikave që i japin perparësi qendrueshmërisë, duke promovuar praktika ekologjike dhe një qeverisje të përgjegjshme me llogaridhënie.

“Si baba krenar i tre fëmijëve. Jam i vetëdijshëm për mundin e shkrirë në formësimin e të ardhmes së popullit tonë, si të gjithë prindërit edhe unë ëndërroj për një Maqedoni në të cilën fëmijët tanë të rriten dhe të përparojnë të lirë, për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat e veta, këtë e tha mes tjerash në fjalimin e tij të sotëm në Shkup kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se është i shqetësuar edhe me largimin e të rinjve nga vendi. Osmani tha se do të angazhohet që të krijohet mjedis që nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe rritjen ekonomike duke investuar në programet të arsimimit dhe formimit profesional të të rinjve.

“Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, duke e varfëruar ndjeshëm potencialin ekonomik dhe intelektual të shtetit tonë, detyra jonë madhore sot është që këtë të ardhme të ua sigurojmë patjetër këtu në vendlindje”, tha Osmani.

Postimi nga Osmani:

Qindra mijëra herë faleminderit❗❗❗
Edhe një mision tjetër, jo si barrë, por si përgjegjësi, obligim që do ta marr përsipër me shumë nder dhe krenari. Edhe misioni i presidentit të shtetit mban vulën e kryetari Ali Ahmetit dhe BDI-së, si vula e çdo suksesi tjetër të shqiptarëve.
Jam i mbushur me ndjesinë e thellë të përgjegjësisë dhe të përkushtimit, duke ndjekur vizionin largpamës. Asnjë post politik në këtë shtet nuk është më i pamundur për ne, shqiptarët!
Jap fjalën se përkushtimi im nuk do mungojë!
PO për aleancën tonë me NATO-n!
PO për partnerin tonë strategjik – SHBA!
PO për integrimin tonë në Bashkimin Evropian!