Arben Taravari në “Top Tema”: Ndryshimi është i pashmangshëm më 8 maj

Shpërndaje

Votuesi shqiptarë që nga viti 2011 voton kundër BDI-së. Por opozita nuk ka arritur që atëherë të bashkohet, ndërsa tani është momenti që ndryshimet t’i sjellim në kampin shqiptarë. Këtë e deklaroi Arben Tarvari, kryetar i ASH-së, në emisionin “Top Tema”.

“Qytetari që nga viti 2011 e ka bërë të veten, po voton kundër BDI-së, kjo që politikanët nuk arritën, nuk është gabimi i tyre. Tani arritëm që të gjithë partitë opozitare, përpos disa fraksione të cilët me siguri do të shkojnë me BDI-në, mendoj dhe shihet në bazë të anketave, atmosferës së ndryshimi është i pashmangshëm më 8 maj”, deklaroi Taravari.

Sa i përket hyrjes në Qeveri, Taravari tha se në momentin kur ka parë se shumica e anëtarëve të kryesisë kanë qenë pro hyrjes, atëherë edhe ai e ka përkrahur këtë vendim.

“Por kemi qenë disa persona nga kryesia të cilët kemi patur dyshime nëse duhet të jemi pjesë e asaj qeverie ose ka mundur të përkrahet pa qenë pjesë e saj”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.