Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës, vendosi t’i bashkëngjitet “Frontit Europian”
Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës, vendosi t’i bashkëngjitet Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Siç njoftoi kreu i kësaj partie Ziadin Sela, ata kanë pranuar ofertën e Frontit Europian, e e cila siç thotë, ka kënaqur kërkesën e tyre për të pasur së paku pesë deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare.
Megjithatë për atë se sa deputetë do të ketë kjo parti, Sela thotë se do të vendosë populli në zgjedhje.
Njoftimi i plotë:
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, me shumicë absolute miratoi vendimin për tu bashkangjitur në koalicion me Frontin Europian.
Gjatë diskutimit u potencua rëndësia e momentit politik në të cilin ndodhet vendi, e ardhmja e qytetarëve si dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar Aleanca për Shqiptarët si një subjekt politik i rëndësishëm për të ardhmen e shqiptarëve në RMV.
Në mbledhjen e sotshme kuvendarët njëzëri autorizuan Këshillin Qendror për të përpiluar listën e kandidatëve për deputetë.
Kuvendi poashtu caktoi Tiron Jajagën për shef të shtabit qëndror zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët.