Humanisti, Halil Kastrati pret për iftar Kryeministrin, Albin Kurtin
Humanisti i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati sonte ka pritur për iftar Kryeministrin, Albin Kurtin, përcjell ALBAZONE MEDIA.
Postimi i plotë:
E pritem Kryeministrin për Iftar në Shtëpinë tonë!
Sonte te shtëpia e të moshuarve Jetimat e Ballkanit na nderoi në Iftar Kryeminstri i Kosovës z. Albin Kurti së bashku me zv.Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrasrukturës z. Hysen Durmishi si dhe disa deputet e staf nga kabineti i kryeministrit.
Banorët e shtëpisë ishin shumë të lumtur qe bënë Iftar bashkë dhe qe kishin mundësi të bashkë bisedojnë me të parin e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministrin e informuam për aktivitetet e shoqatës si dhe për projektet tona për këtë vit, gjithashtu shprehëm gadishmerinë tonë për bashkëpunimin të ndërsjell në dobi të qytetarëve në nevojë.
Faleminderit për vizitën dhe nderin Kryeminstër!