Maqedoni

Kryeministri Xhaferi: Mësuesit janë feneri i dritës që rrezaton me dituri të reja të pakufishme për botën

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka kujtuar ditën e hapjes së mësonjëtores së parë në Korçë ditë e cila tani më shënohet si dita e mësuesit duke shkruar se mësuesit janë feneri i dritës që rrezaton me dituri të reja të pakufishme për botën.

Urimi i plotë:

Të nderuar mësues,
Kam kënaqësinë që në këtë ditë të madhe dhe të bukur të shpreh nderimet personale ndaj të gjithë mësuesve që janë feneri i dritës që rrezaton me dituri të reja të pakufishme për botën, si ka qenë, si është dhe si duam ta ndërtojmë në të ardhme, me një fjalë, dituri dhe përgatitje për jetë të brezave të ri. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur falënderimin shumë të ma dh për misionin fisnik që e kryeni. Sot është dita juaj, sot ju nderojmë ju, për punën dhe kontributin tuaj në ardhmërinë e këtij shteti.
Urime të përzemërta për Ditën e Mësuesit, për të gjithë arsimtarët e mëparshëm, ato aktual dhe të ardhshëm.
Gëzuar 7 Marsi!