Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Sonte nga mesnata në Maqedoninë e Veriut, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) janë ulur për 0,50 den/litër, krahasuar me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimit më të lartë me pakicë nga data 04.03.2024, njofton AlbaZone MEDIA.

EUROSUPER BS-95 me pakicë është 82,50 den/litër, EUROSUPER BS-98 me pakicë është 84,50 den/litër, EURODIESEL (D-E V) është 76,50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i Extra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) është 75,00 den/litër.