Në SHBA shpërndahet një link për donacione për FSK-në, Ambasada e Kosovës njofton se është mashtrim

Shpërndaje

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar qytetarët se një link i cili ishte shpërndarë nga disa bashkatdhetarë në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së Kosovës dhe se është vetëm mashtrim.

Në njoftimin e bërë nga ambasada e Kosovës në SHBA thuhet se e vetmja formë për donacion për FSK është përmes llogarisë në Bankën Qendrore të Kosovës.

“Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët se linku https://donorbox.org/fsk-donation , i raportuar së fundi nga bashkatdhetarët në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në dhe është mashtrim.

Rikujtojmë se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, llogari për Fondin e Sigurisë”, thuhet mes tjerash në njoftim.