Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE)solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,13 % në raport me vendimin e datës 11.3.2024.
Nga data 19.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,797 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,222 den/kg dhe tani do të jetë 43,797 den/kg.