Osmani: Sot shënojmë arritjet e grave e vajzave dhe përpjekjet e tyre për të drejta të barabarta

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ka thënë se në këtë ditë shënohen arritjet e grave dhe vajzave kudo në botë si dhe përpjekjet e tyre për të drejta të barabarta.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta”, ka shkruar Osmani në Facebook