Bota

Ukraina akuzon Rusinë për shkatërrimin e termocentralit në lindje të vendit

Shpërndaje

Ukraina akuzoi sot Rusinë për shkatërrimin efektiv të termocentralit Zmiivska që ndodhet në rajonin lindor të Kharkivit, transmeton Anadolu.

Centrenergo, kompani që menaxhon fabrikën, tha në faqen e saj të internetit se uzina është dëmtuar në mënyrë kritike gjatë sulmeve të 22 marsit.

“Më 22 mars, ushtria ruse shkatërroi një nga termocentralet më të mëdha në rajonin e Kharkivit. Të gjitha blloqet janë shkatërruar dhe pajisjet ndihmëse janë dëmtuar. Shkalla e shkatërrimit varion nga i plotë deri në serioz”, tha kompania.

Puna është duke u zhvilluar për të pastruar rrënojat që bllokojnë qasjen deri te shumica e pajisjeve, gjë që i ka bërë gjithashtu të pamundura vlerësimet e sakta të shkallës së dëmtimit dhe perspektivat për restaurim, shtoi ajo.

Deklarata citon ministrin e Energjisë të Ukrainës, Roman Galushchenko, duke premtuar ndihmën e donatorëve për të përballuar dëmin nga sulmi.

Më 22 mars, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte kryer një sulm masiv hakmarrës me armë me precizion të lartë dhe dronë kundër objekteve energjetike të Ukrainës dhe kompleksit ushtarako-industrial në përgjigje të sulmeve në rajonet kufitare të Rusisë.

Lufta në Ukrainë po vazhdon për më shumë se dy vjet.