Zjarr në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas (Foto/Video)

Shpërndaje

Një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas sot është përfshirë nga flakët. RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tym i zi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.

Foto & Video (EKONOMIA ONLINE)