MaqedoniTop Lajme

Inside Story/ ‘Drejt BE’, kandidati Osmani: Kur të arrijmë presidentin e parë shqiptar…

Shpërndaje

Tani vendi po përgatitet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shqiptarët kanë ambicien e tyre për të marrë edhe postin e presidentit në mënyrë që situata të normalizohet një herë e përgjithmonë dhe Maqedonia e Veriut të jetë vendi i popujve të barabartë. Synimi është integrimi në Bashkimin Evropian dhe bashkëjetesa në të mirën e përgjithshme.

‘Maqedonia e Veriut e popujve të barabartë ku bashkëqeverisin shqipatërt dhe maqedonsit bashkë me komunitetet e tjera. Barazi e poltë kolektive dhe individuale. Maqedonia e Veriut në NATO Maqedonia e Veriut në BE’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm

‘Ky është rezultat i një politikbërje më realiste më kualitative dhe largë asaj folkloriste që kemi parë në të kaluarën. Këtë rezultat e ka sjellë një politikbërje shumë vizionare do të thoja një politik bërje shumë realiste dhe e bazuar në startegji shumë të saktë. Me qëllim që shqiptarët që përbëjnë 1/3 e popullatës këtu të kenë të gjithë këtë peshë të madhe politike vendosëse në Maqedoninë e Veriut’ u shpreh Xhelal Neziri, analist.

Zgjedhjet presidenciale në raundin e parë zhvillohet më 24 prill 2024. Në garën zgjedhore presidenciale, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai vjen si kandidat i partisë më të madhe shqiptare. Por, ai ka arritur të sigurojë edhe mbështetjen e grupimit të dytë më të madh, Aleancës për Shqiptarët që drejtohet nga Zijadin Sela. Ndërkohë opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit.
‘Kur të arrihet edhe pozicioni i presidentit të parë shqiptar dhe të normalizohet edhe kjo kështjellë e monopolit etnik atëherë ne mund të konstatojmë se Maqedonia e Veriut arriti qëllimin final të barazisë etnike dhe të demokracisë multietnike funksionale’ Ministër i Jashtëm.

‘Besoj që ka ardhur edhe koha që të kemi edhe një president shqiptar sepse nuk do të ndodhë diçka që të prish shtetin pse presidenti do të jetë shqiptar. Maqedonasit duhet ta kuptojnë që edhe ne dimë të udhëheqim edhe ne dimë të menaxhojmë institucione me kryetar parlamenti, me kryeministër dhe pse jo në të ardhmen të kemi edhe një president’ u shpreh Fatmir Iseni, Drejtor i Inspektorati për përdorimin e gjuhëve.

Dy kandidaturat shqiptare për postin e presidentin forcojnë edhe më shumë bindjen se shqiptarët po ja dalin të fitojnë të gjitha të drejtat e tyre.

‘Zgjedhja e një shqiptari si president në Maqedoni mendoj se do te jete kulmi I thyerjes së këtyre tabubve jo se do të ndodhë kush e di çfarë për shtetin si shtet por do të jetë një simbolikë shumë e rëndësishme që maqedonasit para të gjithash të binden se shqiptarët nuk janë armiqtë e tyre’ u shpreh Ibrahim Mehmeti, analist.

‘Nga kjo perspektivë e sotit sigurisht që mund të duket e pabesueshme e paarritshme por unë jam thellë I bindur që do të vijë koha që edhe presidenti i shtetit do të jetë një nga shqiptarët nëse jo Bujar Osmani një Bujar tjetër në një kohë të ardhme do të jetë, jam thellë i bindur’ u shpreh Nase Zyberi, Avokat i Populli.

Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN janë dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare që mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Bashkimi Demokratik për Integrim fillimisht synoi të krijojë një koalicion të gjerë me Lidhjen Social Demokrate të ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, por në fund vendosi që koalicioni Fronti Evropian të përfshijë partitë më të vogla shqiptare dhe të bashkësive të tjera etnike. BDI-ja tashmë ka bërë koalicion me Partinë Demokratike Shqiptare, Partinë “Populli”, Partinë Demokratike Evropiane dhe me partitë e vogla të minoritetit turk, boshnjak dhe romë. Pra, faktori shqiptar në pjesën dërrmuese është bashkuar rreth këtij koalicioni që synon fitoren e garës presidenciale me kandidatin Bujar Osmani. Disa sondazhe, kanë dhënë rezultate mjaft optimiste.