Rajoni

Ndryshon ligji në Shqipëri, burg deri 8 vite kush shet cigare për fëmijët

Shpërndaje

E ftuar për të diskutuar në lidhje me draftin për ashpërsimin e masave kundër duhanit, Halimi u shpreh se prindërit duhet të ndërgjegjësojnë fëmijët mbi dëmet që sjell në shëndet pirja e duhanit.

“Ka persona të cilët afrohen te adoleshentët për t’iu ofruar mundësitë si të blejnë duhan. Është shumë serioze kjo çështje sepse duhani në adoleshencë, është fillimi i përdorimit të substancave të tjera”.

“Kemi mosha 10-vjeç e më pak të cilët kanë filluar përdorimin e duhanit. Nuk mund ta ekspozosh fëmijën me cigare, sepse aty fillon stimulimi, e ngacmimi i parë.

Kemi minoren që pinë duhan në ambiente të hapura. Sapo dalin nga shkollat janë duke konsumuare duhan dhe nuk kanë frikë se dikush mund t’u thotë se kjo nuk është e lejueshme.E para fillon me një lloj edukimi. Ti informojmë adoleshentët për dëmet, sepse shohin vetëm trendin e momentit”, tha Halimi.

Drafti parashikon forcimin e masave ndëshkuese për personat që ofrojnë cigare elektronike, duhan apo dhe puro për të rinjtë nën 18-vjeç.