Rama publikon pamjet e shkollës 9-vjeçare “14 nëntori” në Durrës dhe pallatin e Sportit “Arefi Berberi” në Pogradec

Shpërndaje

Vijojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9-vjeçare “14 nëntori” në Durrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen.

Kreu i qeverisë thekson se në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër, do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde europiane.

“Vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori” në Durrës.

Në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde europiane”, shkruan Rama në Facebook.

Pogradec – Në pallatin e rilindur të Sportit “Arefi Berberi” një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Bashkisë Pogradec, që do të ofrojë ambiente të reja për të gjitha disiplinat e sporteve me dorë dhe sporteve të forcës.