Anulohet sërish seanca gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë

Shpërndaje

Është anuluar seanca gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona përcjell TV21. Avokati i Artan Etemit nuk është paraqitur në seancë për shkaqe shëndetësore. Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 29 maj.

Ish-drejtorët, Florim Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra penale – “shkaktim i rrezikut publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit, të pandehurit deklaruan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor të vitit 2022.