MaqedoniTop Lajme

Osmani: Fronti Europian është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin

Shpërndaje

Koalicioni që në këto zgjedhje ka bërë bashkë parti politike dhe qytetarë të më shumë përkatësive etnike në Maqedoninë e Veriut është ai që pasqyron diversitetin, teksa kandidati për President, Bujar Osmani vlerëson se i njëjti është simboli i shpresës.

“Dhe si një film i vjetër dhe i shikuar, Maqedonia përsëri është para një sfide. Përsëri jemi në një udhëkryq. Sot ofrohen para nesh dy opsione të cilat janë kundërthënëse. Njëra është izolimi, kthimi i supremacisë etnike të 61-shit. Dhe opsioni tjetër është vizioni ynë, i Frontit Europian për Maqedoninë e Veriut si vend i unitetit, vend i shpresës dhe vend i mundësive. Fronti Europian nuk është një parti politike, Fronti është diçka shumë më tepër. Fronti është një ide, është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin” tha Osmani.

Osmani në tubimin e sontëm në sheshin e Shkupit tha se me anëtarësimin e vendit në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike në botë, NATO, me patjetër të vijojë edhe anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.

“Fronti Europian nuk i ndan partitë dhe popujt në të mëdhenj dhe të vegjël. Së bashku jemi më të fortë dhe një hap më afër qëllimit tonë, që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.” theksoi ai ndër tjerash.

VIDEO