Osmani: Pastrimin e skenës publike institucionale nga korrupsioni, nga dita e parë
Në fjalimin e mbrëmshëm në Kumanovë, kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka vënë theksin mbi luftën ndaj korrupsionit.
“Është shumë me rëndësi që të bëjmë një pastrim të skenës publike dhe ShBA, NATO dhe BE të tregojë se kush mundet të jetë bartës i funksioneve publike, që të mundemi pastaj të fokusohemi edhe në korrupsionin e nivelit të ulët. Për shkak se, vëllezër e motra, skena politike duke tentuar që t’i luftojë kundërshtarët politik e ka ngrit nivelin e korrupsionit vetëm në nivelin politik, por ne kemi harruar që njerëzit i nënshtrohen korrupsionit në sportel, i nënshtrohen korrupsionit te mjeku, i nënshtrohen korrupsionit në sisteme arsimore”, ka deklaruar Osmani, duke shtuar se, na duhen politikanë, prokurorë, gjykatës, të cilitdo komunitet, të cilët do e kalojnë filtrin se nuk kanë lidhje me Rusinë.
“Nuk mund ta bëjmë këtë pa e pastruar njëherë skenën publike institucionale nga korrupsioni. Dhe ky është premtimi dhe zotimi i tretë që do e bëja nga dita e parë”, përfundoi Osmani.