MaqedoniTop Lajme

Osmani: Politika e VMRO-DPMNE-së është tradhti ndaj SHBA-së

Shpërndaje

Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani i është përgjigjur akuzave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në lidhje me propozimin francez.

“Politika e VMRO-DPMNE-së është tradhti ndaj SHBA-së dhe BE-së dhe ndaj qytetarëve të saj. Çdo maqedonas që merr pasaportë bullgare e bën këtë për shkak të politikës së tyre, dhe le të shkojë të kërkojë përgjegjësi prej tyre, sepse nuk është e lehtë për çdo njeri, futuni në vendin e atyre qytetarëve që shkojnë në Sofje me kokën ulur dhe shkruhen si bullgarë”, tha Osmani.

Këto komente Osmani i bëri në konferencën për media, pas panel diskutimit të sotëm ku si temë kishte fuqizimin e partneritetit me SHBA.