Maqedoni

Shqiptohen 100 sanksione të trafikut në territorin e komunës së Velesit

Shpërndaje

Gjatë ditës së djeshme (06.04.2024) në hrkun kohor nga ora 12:00 deri më ora 17:00 Sektori për Çështje të Trafikut pranë Departamentit të Policisë së Uniformuar-Byroja për Siguri Publike dhe Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizuan kontrollim aksional në territorin e komunës së Velesit, për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 100 shoferë, prej tyre tridhjetë për ngasjen e automjeti pa patentë shoferë, katër sasnkione për skadimin e afatit të vlefshmërisë të lejes së qarkullimit… Për të gjithë shoferët të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik janë shqiptuar gjoba përkatëse.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.