Izraeli thotë se ka tërhequr të gjitha trupat tokësore në Gazën jugore

Shpërndaje

Ushtria izraelite ka njoftuar se po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës.

Ndërsa lufta shkatërruese në Gaza hyn sot në muajin e saj të shtatë, negociatorët nga SHBA, Egjipti, Katari, Izraeli dhe Hamasi takohen sërish në Kajro në një përpjekje të shumëfishtë për të arritur një armëpushim që do të lidhet me lirimin e pengjeve.

Izraeli është nën presion si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda vendit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavën e rrethuar.

Të shtunën mbrëma në Tel Aviv pati një mobilizim të madh kundër Netanyahut, duke kërkuar dorëheqjen e tij, zgjedhje të parakohshme dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve./BBC