Xhudistja kosovare Distria Krasniqi kampione e Evropës (Foto/Video)
Distria Krasniqi është bërë kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë, transmeton Anadolu.
Siç njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, xhudistja kosovare shënoi katër fitore në kategorinë -52 kilogramë.
Kampionia olimpike në finale mposhti nënkampionen olimpike Odette Giufrida, ndërsa në gjysmëfinale mposhti me wazaari dhe ippon spanjollen Ariane Toro Soler.
Kjo është medalja e gjashtë evropiane e Krasniqit si seniore, e dyta e artë pas asaj të vitit 2021.
Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë i cili mbahet më 25 deri më 27 prill me pesë xhudistët, Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete me 427 garues, respektivisht 240 meshkuj dhe 187 femra.
Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.