Ali Ahmeti: Maqedonia është shtet i të gjithëve, ekonomia nuk mund të përparojë e ndarë etnikisht

Shpërndaje

Në takim me afaristët në Gostivar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se duhet bashkuar e përfshirë të gjithë ekspertet që jetojnë në Maqedoni të Veriut, nga të gjitha nacionalitetet në mënyrë që ekonomia të përparojë dhe shtoi se ky shtet është i yni pavarësisht se si e shohin disa patriotë me bateria që kanë lindur vonë.

“Jo mbi baza etnike të shihet, sepse ky shtet është i përbashkët por në korniza të përpunimit të kësaj platforme duhet të kyçen të gjithë ekspertët pavarësisht a janë maqedonsa, turq, rom, boshnjakë sepse ekonomia nuk mund të përparojë e ndarë. Tjetër është se si e shohin disa patriota me bateria që kanë lindur vonë por ky shtet është shteti i ynë”, tha Ali Ahmeti.

VIDEO