Bujar Osmani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak: I uroj shërim të shpejtë
Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico është plagosur sot.
Osmani tha se është i tronditur për sulmin që u bë ndaj kryeministrit të Sllovakisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe njëkohësisht, uroi që rasti të zbardhet sa më parë.
“I tronditur nga sulmi ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shpresuar për qartësi për këtë ngjarje të tmerrshme”, ka shkruar Osmani në platformën X.