Kasami përshëndet miratimin e projektligjit nga Kuvendi i Kosovës për ndërtimin e tunelit në rrugën Prizren – Tetovë
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka përshëndetur miratimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Prizren – Tetovë, përcjell ALBAZONE MEDIA.
Postimi nga Kasami:
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Prizren – Tetovë. Ky është lajm shumë i mirë dhe për t’u përshëndetur, sepse ky projekt po realizohet. Para disa muajve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Tetovë premtuam se shumë shpejt do të bëhen gjitha procedurat e nevojshme për të lidhur dy shtete nëpërmjet Tetovës dhe Prizrenit.
Shumë shpejtë, me përbërjen e re parlamentare të Maqedonisë së Veriut do të miratohet ky projektligj. Në qeverinë e re, VLEN do të angazhohet fuqishëm në realizimin e projekteve me interes kombëtar, të cilët janë lënë pas dore dhe nuk janë realizuar!