KSHZ-ja i publikoi rezultatet zyrtare fillestare të Zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sonte në kuadër të seancës së 102-të, i shpalli rezultatet fillestare dhe zyrtare të 100 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 561.001 vota, ndërsa Stevo Pendarovski 251.881.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kuvendare, VMRO-DPMNE ka marrë 58 mandate, Fronti Europian ka marrë 19, LSDM 18, Koalicioni VLEN 13, “E Majta” dhe “ZNAM” nga gjashtë mandate.
Kliko në dy linqet e mëposhtme: