KSHZ-ja i publikoi rezultatet zyrtare fillestare të Zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sonte në kuadër të seancës së 102-të, i shpalli rezultatet fillestare dhe zyrtare të 100 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 561.001 vota, ndërsa Stevo Pendarovski 251.881.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kuvendare, VMRO-DPMNE ka marrë 58 mandate, Fronti Europian ka marrë 19, LSDM 18, Koalicioni VLEN 13, “E Majta” dhe “ZNAM” nga gjashtë mandate.

Kliko në dy linqet e mëposhtme:

Shpall rezultatet fillestare të votimit për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 8.5.2024

Shpall rezultatet fillestare të votimit për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 8.5.2024