RajoniTop Lajme

Kurti për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Vendimtare për të ardhmen, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë dhe nga aty ka shprehur mbështetjen për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka thënë zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë.

Kurti shtoi se “vota për ta, është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik”.

Sipas tij, këto vlera janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale.

Ndryshe, Albin Kurti së fundi u kritikua për përfshirjen direkte në zgjedhjet në Maqedonin Veriore duke e vlerësuar se ky implikim mund të ketë ndikim në raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe vetë marrëdhëniet ndër-shqiptare në rajon.