Mbyllja e grupit “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet plagë jetësore

Shpërndaje

Pas mbylljes dhe arrestimit e administratorëve të grupit famëkeq në rrjetin social Telegram, “Albkings”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë.

Haxhiu tha se “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

“”Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore. Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.