Qytetarëve të Luginës u mundësohet të kenë prona në Kosovë

Shpërndaje

Me 65 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin që ua mundëson qytetarëve të Luginës të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Republikën e Kosovës.

Në fjalën e saj për miratimin e këtij projektligji, Ministrja Haxhiu tha se me këtë qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin bazik, njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës, pa pasur nevojë të verifikojnë apo përcaktojnë reciprocitetin me shtetin shtetësinë e të cilin e kanë.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se me këtë projektligj do të lehtësohen procedurat për qytetarët nga Lugina (persona fizik dhe juridik), për fitimin e të drejtës pronësore në Kosovë.