Stevo Pendarovski e pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale, e uron Gordana Silanovska Davkovën
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut u mbajt sot, më 08.05.2024.Siç njofton Alsat M, Pendarovski e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Gordana Silanovska Davkovën për fitoren si dhe VMRO-DPMNE-në për rezultatet në zgjedhjet parlamentare.
Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut, tash kur janë numëruar mbi 68 për qind e votave të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Silanovska Davkova prin me 64.3 për qind të votave.