OpinioneTop Lajme

Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Shpërndaje

Nga: Silvana Begaj – Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Arsyet për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës!

Është një vend në Ballkan që është më shumë sesa një destinacion turistik!

Shqipëria!

Një thesar i fshehur në mes të bukurive natyrore, historisë së thënë e të pathënë dhe kulturës.

Në Shqipëri ju mund të shikoni bashkimin e dy deteve Adriatik dhe Jon, të plazheve më të bukura dhe të pastra pasqyrë në Vlorë, Dhërmi, Himarë, Sarandë etj. Por është dhe Durrësi, Shëngjini e Velipoja.

Në Shqipëri ushqimi shijon ndryshe! Gatimet tradicionale të miksuara me ato moderne.

Gatimet tradicionale të Veriut e të Jugut të cilat të prekin shpirtin e jo vetëm stomakun.

Shqipëria vendi me 61 Bashki dhe me 610 mijë atraksione turistike.

Zoti e ka pikturuar në ditë me nge! I dha male, fusha, kodra, dete, lumenj e liqene.

Aty është Muzeu i Heroit tonë Kombëtar.

Aty është dhe Butrinti dhe Apollonia dhe Amantia etj e shumë copëza historie të ngelura nën rrënoja të fshehura.

Aty janë liqenet e Lurës, por është dhe Liqeri i Pogradecit ku Lasgushi shkruante perlat e tij.

Aty janë dhe llinxhat kurative të Elbasanit dhe Përmetit që vizitohen dhe vlerësohen nga shumë të huaj.

Aty është dhe Thethi dhe Valbona e aty janë dhe kanionet e mahnitshme të Osumit, Erzenit, Skraparit, Përmetit etj.

Aty është dhe Tirana Europiane, qyteti që ndryshon aq shpejt si për të na treguar që nuk duhet të rrijmë në vend, por duhet të kontribojmë në zhvillimin e këtij vendi.

Vendi ku mikëpritja ka zanafillën e ekzistencës së saj si një vlerë. Ku bën miq dhe muhabet sikur ke një jetë që njihesh dhe me një kalimtar.

Vendi ku fsheh në malet e lartë të gjitha fitoret dhe humbjet nga luftërat me shekuj.

Sa e bukur është Shqipëria! Sa të bukur janë Shqipëtarët!