Policia e Maqedonisë së Veriut bllokon marihuanë me vlerë prej 600 mijë euro (Video)

Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut është ndërprerë nga Policia e Maqedonisë së Veriut transporti ndërkombëtar i narkotikëve në vlerë prej 600 mijë euro, për çka janë arrestuar gjashtë persona.

“Gjatë këtij aksioni është sekuestruar marihuanë në sasi prej rreth 200 kilogramëve me vlerë të përgjithshme prej rreth 600.000 eurove, kurse nga liria janë privuar gjashtë persona, shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar edhe padi në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal.