Nesër rivarrosen në Rezallë eshtrat e martirëve të gjetura në Kizhevak të Serbisë

Shpërndaje

Nesër do të varrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës të cilat u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me anë të një postimi në Facebook.

Jashari ka njoftuar se varrimi do të bëhet me fillim nga ora 14:00.

Postimi i plotë i Jasharit:

Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë,

Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!