Ali Ahmeti uron Kurban Bajramin
Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar myslimanët për Kurban Bajramin.
“Festat tona të Bajramit janë çaste të freskisë shpirtërore, çaste reflektimi mbi madhështinë e veprës së mirë konform vlerave më të larta të besimit, respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit.
Dita e sotme festive le të jetë frymëzim për praktikimin e veprave të mira, shtrirjen e dorës së ndihmës dhe mbështetjes, hapërimit drejt horizonteve të përparimit!
Qofshin gjithmonë të bekuara vatrat tuaja familjare nga mirësitë e Zotit!”, shkruan Ahmeti.